Të rinjtë e PDK-së në Prishtinë sot zhvilluan aktivitet demonstrativ, tek shkallët e Arbërisë në Prishtinë. Shkas për këtë aktivitet ishte ajo se qytetarëve të Arbërisë u duhet çdo ditë të kalojnë nëpër shkallët e shkatërruara në këtë lagje.
Leutrim Retkoceri, përfaqësues i RDK-së dhe kandidat për asamble në Prishtinë, tha se këto shkallë në këtë gjendje përbëjnë problem më së shumti për të moshuarit, fëmijet dhe personat me nevoja të veçanta.
“Shkatërrimi i shkallëve përbën problem për të gjithë banorët e Lagjes Arbëria ne veçanti për personat e moshuar, fëmijët për personat me afti të kufizuara ku për këta të fundit nuk ka as shtigje për karroca. Si shkas i kësaj gjendje ne kemi vendosur pankarta për t’i përkujtuar ish kryetarit Shpend Ahmetit se ai e as fëmijët e tij nuk kalojnë mbi këto shkallë ndërsa qytetarët e Lagjes Arbëria nuk fluturojnë, qytetarët ecin çdo ditë në këto shkallë të shkatërruara”, tha Retkoceri.
Pra për katër vite Shpend Ahmeti as që është lodhur të merret me problemin e shakllëve në lagjen Arbëria, sikurse që nuk është lodhur me asnjë problem tjetër të qytetarëve.