‘Rinovimi im nuk është më një problem’ – Neymar konfirmon se ai do të nënshkruajë marrëveshje të re me PSG-në

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka konfirmuar se do të rinovojë kontratën e tij me klubin francez pasi i ndihmoi ata të eliminojnë Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve.

Bayern fitoi ndeshjen e dytë në çerekfinale me rezultatin 1-0, por PSG arriti gjysmëfinalen falë golave si mysafir në fitoren 3-2 në ndeshjen e parë.

Njëri nga më meritorët në kualifikimin në gjysmëfinale të PSG-së, padyshim së është ylli brazilian, Neymar.

Neymar ka qenë i lidhur shumë me një largim nga Parc des Princes në fund të sezonit, por si duket tashmë ka ndryshuar mendje.

Pas ndeshjes, Neymar, marrëveshja aktuale e të cilit skadon në 2022 ka thënë se rinovimi i tij “nuk ishte më problem” për shkak të nivelit të tij të rehatisë në PSG.

“Rinovimi me PSG-në nuk është më çështje”, ka thënë fillimisht Neymar për ESNP Brazil.

Padyshim që ndihem shumë rehat dhe si në shtëpi këtu në PSG. Ndihem më i lumtur se sa isha më parë”, përfundoi braziliani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme