Objekti i Poliklinikës Stomatologjike të Pejës nuk është rinovuar nga brenda asnjëherë, prej vitit 1984, pos që është mirëmbajtur.
Para katër vjetësh këtij objekti i janë ndërruar dritaret në të dy katet e tij, dhe ky ka qenë investimi i vetëm që është bërë gjatë këtyre vjetëve, pa përfshirë aparatura dhe pajisje të tjera që i janë blerë të reja vitin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Tashti me një projekt në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh, Drejtoria e Shëndetësisë ka nisur komplet rinovimin e Klinikës së Kirurgjisë Orale që gjendet në katin e parë të objektit.