RISE mbështet financiarisht dy ndërmarrje shoqërore rinore nga Kosova
BALLKANI PERËNDIMOR – Dymbëdhjetë ndërmarrje shoqërore, dy nga çdonjëra nga shtetet në vijim: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, do të mbështeten financiarisht me grante, me vlerë 2.500€ dhe një program regjional të inkubacionit për të
bërë idetë e tyre realitet.
Në komunikatën e tyre thuhet se ndërmarrjet shoqërore nga Kosova: MIA Handmade Bags dhe Kompostopia – synojnë të transformojnë mbetjet që hodhën nga pëlhurat e mobiljeve në produkte atraktive dhe unike, ku
përpjekja e tyre paraqet një qasje të biznesit miqësor ndaj ambientit që do të kontribuojë në zvogëlimin e mbeturinave; dhe për të promovuar veprimet klimatike, shëndetin dhe mirëqenien, dhe jetën në tokë.
Komunikata e plotë:
RISE mbështet Financiarisht Dy Ndërmarrje Shoqërore Rinore nga Kosova
BALLKANI PERËNDIMOR – Dymbëdhjetë ndërmarrje shoqërore, dy nga çdonjëra nga shtetet në vijim: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, do të mbështeten financiarisht me grante, me vlerë 2.500€ dhe një program regjional të inkubacionit për të
bërë idetë e tyre realitet.
Dy ndërmarrjet shoqërore nga Kosova: MIA Handmade Bags dhe Kompostopia – synojnë të
transformojnë mbetjet që hodhën nga pëlhurat e mobiljeve në produkte atraktive dhe unike, ku
përpjekja e tyre paraqet një qasje të biznesit miqësor ndaj ambientit që do të kontribuojë në zvogëlimin
e mbeturinave; dhe për të promovuar veprimet klimatike, shëndetin dhe mirëqenien, dhe jetën në tokë
përmes praktikave të kompostimit me qëllim që të zvogëlojnë problemet ekologjike.
Duke uruar të rinjtë për idetë dhe motivimin për të ndryshuar realitetin në të cilin jetojnë me inovacionet
e tyre, Shpend Mustafa, Koordinator i Projektit në Balkan Green Foundation, tha që idetë e tyre do të
kenë ndikim të madh në komunitetit tona, duke angazhuar njerëz dhe duke rritur vetëdijen rreth
reciklimit dhe menaxhimit të mbeturinave, deri te ndërmarrjet shoqërore që do të krijohen nga këto
ide. Ndikimi që projekti RISE është duke krijuar është i jashtëzakonshëm.
Zbatuar nga gjashtë Inkubatorë Lokal nga Ballkani Perëndimor dhe i koordinuar nga një konsorcium
i përbërë nga partnerë rajonal dhe Evropianë, RISE (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësi Shoqërore)
synon të pasurojë ekosistemin e ndërmarrësisë shoqërore në Ballkanin Perëndimor dhe të ju
mundësojë të rinjve zhvillimin e zgjidhjeve inovative shoqërore për të kontribuar në procesin e pajtimit
dhe bashkëpunimit në rajon. Një ndryshim pozitiv në Ballkanin Perëndimor është i mundur ndërsa
stabiliteti dhe prosperiteti mund të arrihen vetëm duke nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin në rajon.
Ndërmarrësit e zgjedhur janë të rinj nga rajoni, të moshës 18 deri në 35 vjeç, të motivuar për të
mësuar rreth ndërmarrësisë shoqërore dhe për të qenë të përfshirë në një program rajonal
ndërkulturor. Përmes kësaj qasje të përshtatur, ata zhvillojnë idetë e tyre konkrete të cilat trajtojnë
probleme shoqërore dhe të ambientit në komunitetet e tyre. Pjesëmarrja në projektin RISE gjithashtu
është duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe kontribuon në punësimin e tyre.
RISE është projekt tre vjeçar që ka filluar më 1 tetor 2019 dhe është duke u zbatuar në 6 vendet e
Ballkanit Perëndimor.
Instituti Francez, dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ), dhe zbatohet nga gjashtë inkubatorë
lokal: Balkan Green Foundation, ARNO, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social
Business.
Objektivi i përgjithshëm i RISE është të nxisë pajtimin në Ballkanin Perëndimor përmes promovimit
dhe forcimit të ndërmarrësisë shoqërore në rajon. Projekti hap hapësira të reja pajtimi për të rinjtë e
Ballkanit Perëndimor, përmes një programi rajonal për të mbështetur ndërmarrësinë shoqërore.
Ndërmarrjet e përzgjedhura shoqërore të të rinjve janë mbështetur me vlerë gjithsej prej 30.000€ nga
projekti RISE që në fillim ka punuar me 46 ekipe të përbëra nga 137 të rinj nga Ballkani Perëndimor.
Ky projekt është bashkëfinancuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Zyra Rajonale e
Bashkëpunimit Rinor (RYCO).
Rreth ndërmarrësisë shoqërore
Një ndërmarrje shoqërore është një operator në ekonominë sociale, qëllimi kryesor i të cilit është të
ketë një ndikim shoqëror në vend që të bëjë një fitim për pronarët ose aksionarët e tyre. Ajo operon
duke ofruar mallra dhe shërbime për tregun në një mënyrë ndërmarrësie dhe inovative dhe përdor
fitimet e saj kryesisht për të arritur objektivat shoqërorë. Ajo menaxhohet në një mënyrë të hapur dhe
të përgjegjshme dhe, në veçanti, përfshin punonjësit, konsumatorët dhe palët e interesuara të prekura
nga aktivitetet e saj tregtare.