Me 61 për 28 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi ka vendosur që rishikimi i buxhetit për vitin 2017 të bëhet në procedura të përshpejtuara dhe leximi i dytë të bëhet deri më 31.
Kjo pas propozimit të shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isuli.
Ky propozim u përkrah nga LDK e VV. Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV-së tha se pak më parë u votua për një buxhet për t’i paguar grupeve kriminale të cilat e kamë dëmtuar Kosovën përmes aferave korruptive.
“Ne nuk do të bëheni pjesë e këtyre grupeve kriminale”, tha ai, raporton EO.