Konkursi për drejtorin e shkollës së mesme të arteve “Odhise Paskali” të Pejës sërish do të rishpallet.
Kështu ka vendosur kryetari i Pejës, pas vendimit që ka marrë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK). Këtë vendim KPMSHCK-ja e ka marrë në fund të muajit të kaluar, bazuar në ankesën e konkurruesit, Haxhi Kastrati, i cili që nga viti 2012 kishte qenë ushtrues detyre i drejtorit në këtë shkollë.
Ai pohon se që nga fillimi kur qe shpallur konkursi kishte vërejtur shkelje në atë konkurs.