Risitë në listën e Kosovës për ndeshjet e tetorit

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit tetor.

“Dardanët” do të ndeshen më 12 tetor në udhëtim ndaj Andorrës.

Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba janë futbollistët e ftuar nga Superliga e Kosovës për këto ndeshje të tetorit.

Ndërkohë, është ftuar gjithashtu edhe Shkëlqim Vladi.

Në anën tjetër, mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda shkaku i lëndimit, kurse në listë mungojnë emrat si Ermal Krasniqi, Ibrahim Dresevic, Arbër Zeneli e Valon Berisha.

Të ngjashme