Me postimin e një fotografie ku vëllai i saj shfaqet i veshur me veshje kombëtare, plis të bardhë në kokë dhe jelek të kuq me shqiponjën dykrenare, Rita Ora, ka zgjedhur t’ia uroj ditëlindjen të voglit të familjes, Don Ora.
Këngëtarja me prejardhje kosovare e cila shpesh ndanë momente familjare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, gjithmonë e ka shprehur dashurinë që e ka për motrën e madhe, Elena, e cila njëherësh është edhe menaxhere e këngëtares, e veçanërisht Donin që sot e feston ditëlindjen e 23-të.
“Urime ditëlindja DON! Sot është ditëlindja jote vëlla i vogël… të dua shumë, ti je shumë argëtues, i mençur dhe i lezetshëm. Nuk më besohet se je bërë 23-vjeçar. Ende të konsiderojë një fëmijë të vogël ❤️🥰🦖❤️❤️❤️❤️”, kishte shkruar Rita në urimin e saj.