Ajo rregullisht merr vëmendjen me paraqityjet e saj magjepsëse.
Dhe Rita Ora nuk i la thuajse asgjë imagjinatës teksa publikoi një sërë fotografish nudo në Instagramin e saj të mërkurën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 31 vjeçe, ua shpejtoi pulsin fansave teksa fshehu me kujdes pjesët e saj intime, në kohën kur po lahej në një vaskë gjigante me ujë ngjyrë rozë.
Ajo mblodhi duart mbi gjoks dhe kryqëzoi me kujdes këmbët teksa pozonte për setin e fotografive të publikuara në Instagram.
Rita shfaqi figurën e saj të bujshme të trupit dhe i largoi flokët e saj të lagura nga fytyra, për të vënë në pah pamjen pa makijazh.
Një fotografi tjetër tregoi bukuroshen me shpinë të kthyer – duke tërhequr vëmendjen me tatyazhet e saj, ndërsa relaksohej në vaskën e madhe me shumë ujë.
Fotografitë e fundit të shqiptares përfshinin gjithashtu një imazh të saj duke pirë një gotë të madhe verë.
Duke marrë një fletë nga libri i David Beckham – Rita u pa gjithashtu me një kostum profesional bletësh teksa merrte pjesë në disa bletari dhe mblidhte pak mjaltë.
Ajo shkroi në mbishkrimin e këtyre fotografive në Instagram: “Banja rozë, verë, bletë dhe gjëra”.
Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pas një sërë koncertesh gjigante të këngëtares shqiptare në disa vende evropiane.
Mes të tjerash, ajo ishte edhe në Shqipëri ku mbrëmjen e 6 tetorit mbajti një koncerti gjigant para popullatës shqiptare në sheshin “Skënderbej”.