Rita Ora s’e harron Kosovën, bën veprimin e veçantë për 17 shkurt

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Në prag të përvjetorit të 13’të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë momentin kur ishte emëruar Ambasadore Nderi e Kosovës, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka shpërndarë një video nga pritja e veçantë që ishte organizuar në ambasadën e Kosovës në Londër, më 10 korrik të vitit 2015, kur ish-presidentja Atifete Jahjaga i kishte dorëzuar Medaljen Presidenciale “Ambasadore e Nderit”, e Republikës së Kosovës në botë.

“Ky moment <3”, ka qenë mbishkrimi që Rita i ka vënë kësaj videoje.

Ndryshe, Rita ka publikuar më 12 shkurt këngën “Bang”, në videoklipin e së cilës shfaqet me veshje me motive kombëtare.

Të ngjashme