Ekonomia Online
FUNDIT

Rizvanolli: Kosova i ka dhënë Shqipërisë mbi 121 mijë MWh, po merr më pak se 1 mijë për t’i evituar reduktimet

Rizvanolli: Kosova i ka dhënë Shqipërisë mbi 121 mijë MWh, po merr më pak se 1 mijë për t’i evituar reduktimet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.Rizvanolli ka thënë se KEK i ka dhënë KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve. “KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh […]

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.Rizvanolli ka thënë se KEK i ka dhënë KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve.

“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, tha ajo.

“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, shtoi Rizvanolli.

Korporata Energjetike e Kosovës operon me dy termocentrale në Obiliq, të cilat prodhojnë energjinë nga thëngjilli – Termocentrali “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Termocentrali “Kosova A” përbëhet nga pesë blloqe punuese. Blloku i parë ka filluar punën në vitin 1962.

Por, ky termocentral gati që një dekadë operon me vetëm tri blloqe.

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se aktualisht në prodhim janë dy blloqe nga “Kosova A”, edhe një bllok i ”Kosovës B”.

Ndërkohë, blloku tjetër i “Kosovës B” është në riparim dhe puna pritet të përfundojë më 26 gusht 2022.

Duhet theksuar se edhe vitin e kaluar Kosova është prekur nga kriza energjetike, andaj konsumatorët janë përballur me reduktime dhe shtrenjtim të tarifave.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

KEK ?? deri sot i ka dhënë KESH-it ?? 121.7 mijë MWh ⚡.
Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh ⚡ për të evituar reduktimet.
Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!
?????

⬇️⬇️⬇️ https://t.co/UjkkZwKHlQ

— Artane Rizvanolli (@Artane_R) August 15, 2022

Të ngjashme