Rizvanolli: Në dy vjetët e fundit është investuar në efiçiencë më shumë se kurdoherë, s’ka keqpërdorime

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 15:33 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti GAP organizoi të mërkurën tryezë diskutimi me temë: “Përfitimet ekonomike nga investimet në efiçiencë të energjisë në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Blendi Hasaj, prezantoi raportin, ku ndër të tjera u shpreh se duhet kthyer fokusi në diskutimin për këtë fushë. Sipas tij, në vitin 2022 janë investuar 44 milionë euro për efiçencë të energjisë.

“Kosova është një ndër vendet që e ka intensitetin më të lartë të konsumit të energjisë, kryesisht për shkak të pajisjeve e izolimit joadekuat. Duhet kthyer fokusimi për diskutim në këtë fushë. Nga të dhënat që kam arritur t’i mbledhim deri vitin 2022 janë investuar diku 44 milionë euro, por kryesisht në institucione publike”.

“Masa e vitit të kaluar prej 6 milionë euro është njëra nga masat nga Ministria e Ekonomisë për të cilat ministrja meqë është këtu, mund të flasë më shumë”, tha Hasaj ndër të tjera.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se në dy vjetët të qeverisjes është bërë shumë më shumë se kurdoherë sa i përket efiçencës së energjisë.

Madje thotë se janë siguruara që investimet të shkojnë në vendin e duhur e mos të ketë keqpërdorime.

“Që nga fillimi i qeverisjes kemi thënë që efiçienca elektrike do të jetë top prioritet, që nuk ka qenë më parë. Në dy vitet e fundit unë do kisha thënë se është bërë me efiçiencë të energjisë më shumë se ç’është bërë në Kosovë ndonjëherë. Në vitin 2021 ende nuk ka pasur të filluar asnjë projekti”.

“Unë do kisha thënë se në rastin e Qeverisë sonë nuk ka munguar asnjëherë vullneti me zotërim të mjeteve. Mendoj se kushdo që e njeh sektorin mund ta kuptojë çka kemi pasur dhe çka kemi tani”.

“Kemi qenë shumë të vetëdijshëm edhe për nevoja të tjera si mbështjellës të shtëpive etj. Kur këto investime bëhen me para publike duhet të sigurohesh që paratë që ndahen shkojnë aty ku duhet dhe se nuk ka keqpërdorime”.

Ish-rektori i UP-së, Naser Sahiti, tha se: shumica e familjeve nuk e kanë komoditetin e ngrohjes, ngase e ngroh vetëm një dhomë por kjo shënohet si shpenzim, raporton EO.

Sipas tij, ka nevojë për hulumtime e analiza më të thella në këtë drejtim.

Të ngjashme