Rizvanolli: Tri kompani kualifikohen për ndërtimin e impiantit të erës me kapacitet deri në 100 megavat

Prishtinë | 18 Pri 2025 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se tri kompani kanë kaluar me sukses në fazën e radhës sa i përket projektit për ndërtimin e impiantit të erës me kapacitet deri në 100 megavat.

Rizvanolli ka treguar se ky proces është zhvilluar me përkrahjen e USAID dhe IFC dhe se është realizuar me standardet më të larta.

“Pas një procesi rigoroz, kompanitë Akuo Energy (Francë) dhe Güriş (Turqi), dhe konsorciumi Notus/Stublla Energy (Gjermani/ Kosovë) u vlerësuan si të kualifikuara për fazën e radhës në ankandin e parë të erës në Kosovë. Në vijim, Ministria e Ekonomisë do të shpallë Kërkesën për Propozime për këto kompani”, ka shkruar ministrja.

Të ngjashme