Rizvanolli u bën thirrje deputetëve ta votojnë shpalljen e gjendjes emergjente për energjinë

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 11:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka sqaruar para deputetëve se çka nënkupton shpallja e gjendjes emergjente rreth çështjes së energjisë në vend.

Ajo u ka kërkuar deputetëve ta votojnë shpalljen e gjendjes emergjente për energjinë, raporton Ekonomia Online.

“Një shpallje e tillë nuk do të thotë qe merren masa kufizuese menjëherë, por i mundëson qeverisë marrjen e masave që kanë të bëjnë me vendosjen e kufizimeve me energji për konsumatorë”.

“Aprovimi i një vendimi të tillë i mundëson qeverisë të zbatojë masat menjëherë, megjithëse i njëjti duhet të aprovohet edhe nga Kuvendi brenda 7 ditësh. Masat duhet të jenë në fuqi deri në 60 ditë. Propozim vendimi parasheh themelimin e Komitetit teknik emergjent”.

“Duke qenë se në opinion ka pas paqartësi, vendosja e këtyre masave nuk do të thotë që masat vendosen menjëherë por ia jep të drejtën qeverisë që të vendosë masa në kohëzgjatjen që e sheh të domosdoshme për të tejkaluar krizën më lehtë. Andaj ju deputetë, ju ftoj ta aprovoni këtë vendim”.

Të ngjashme