Rodri pritet të debutojë nesër me Barcelonën

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Rodri pritet të debutojë zyrtarisht nesër me Barcelonën, pasi ka marrë dritën e gjelbër nga trajneri Hansi Flick.

Mesfushori spanjoll është stërvitur me ekipin gjatë ditëve të fundit dhe tashmë është i gatshëm të kontribuojë në ndeshjen e radhës të katalunasve.

Flick ka konfirmuar se Rodri është në dispozicion për të luajtur, duke i hapur rrugën debutimit të tij me fanellën e Barcelonës.

Fituesi i Topit të Artë pritet ta zhvillojë ndeshjen e parë me “Blaugranët” në Camp Nou.

Rodri iu bashkua Barcelonës gjatë kësaj vere, pas gjashtë vitesh të kaluar te Manchester City, ku u shndërrua në një nga mesfushorët më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Të ngjashme