Rohde e përcjell deri tek aeroplani shefin e Mbrojtjes gjermane që vizitoi Kosovën

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e ka përcjellë deri tek aeroplani ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në videon e publikuar, Rohde e ka falënderuar ministrin gjerman për vizitën në Kosovë, derisa në përshkrim ka shkruar përshëndetje në gjuhën shqipe dhe serbe.

“Tung, faleminderit deri në herën tjetër. Faleminderit për vizitën tuaj në Kosovë, i dashuri ministër Pistorius”, ka shkruar Rohde./GE

Të ngjashme