“Rolling Stones” ia kthejnë “Bittersweet Symphony” frontmenit të “Verve”

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

“Rolling Stones” ia kanë kthyer honoraret dhe të drejtat autoriale nga kënga “Bitter Sweet Symphony” Richard Ashcroftit, frontmenit të bendit britanik të viteve ’90, “Verve”. Duke e bërë këtë, ata i japin fund një beteje që zgjati më shumë se dy dekada.

“Me kënaqësi njoftoj që nga muaji i kaluar, Mick Jagger dhe Keith Richards ranë dakord të ma jepnin pjesën e tyre të këngës “Bitter Sweet Symphony”,” tha Ashcroft në një deklaratë. “Kjo kthesë e mahnitshme dhe konfirmuese-jetësore u bë e mundur nga një gjest i këndshëm dhe magjepsës nga Mick dhe Keith, të cilët gjithashtu kanë rënë dakord që emrat e tyre të mënjanohen nga përshkrimi i këngës si dhe të gjitha honoraret e tyre që rrjedhin nga kënga ata do të m’i bartin mua.”

“Bittersweet Symphony” ishte një hit mbarëbotëror në vitin 1997, duke e katapultuar “Verve” në famë dhe duke i sjellë bendit rotacion të rregullt në MTV. Kënga i huazoi katër sekonda të muzikës nga incizimi orkestral i Andrew Loog Oldham i këngës së Stones ‘The Last Time.’ Verve nuk e mori lejen e plotë për ta përdorur mostrën dhe presioni ligjor e detyroi Ashcroft të heqë dorë nga të drejtat e tij, shkruan KOHA Ditore.

Ky rezultat nënkuptoi që Verve dhe Ashcroft, kompozitori i këngës, nuk e kishin fituar asnjë qindarkë nga suksesi i “Bittersweet Symphony”. Për shembull, kur kënga u përdor në filmat si Cruel Intentions ose serialet televizive si “The Simpsons”, paratë e licencimit i shkonin Stonesave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme