Roma kërkon Abaten

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Roma po mendon t’i ofrojë kontratë ish-mbrojtësit të Milanit, Ignazio Abate, për të zëvendësuar Davide Zappacostan, njofton “Calciomercato”.

Zappacosta ka marrë lëndim të ligamenteve të gjurit dhe do të mungojë në pjesën më të madhe të këtij stinori, transmeton Koha Ditore.

Zappacosta u lëndua në stërvitje. Ai te Roma ishte huazuar në fund të afatit kalimtar të verës nga Chelsea. Roma është në kërkim të një mbrojtësi anësor dhe e sheh Abaten 32-vjeçar si përforcim ideal.

Abate është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Milanin në verë të këtij viti. Abate ishte kërkuar më herët edhe nga Brescia. Te Milani kishte luajtur plotë dhjetë vite, ndërsa ai ka edhe 22 ndeshje me përfaqësuesen e Italisë dhe ka realizuar një gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme