Ronaldo dhe Messi të nominuar për golin e vitit nga UEFA

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka publikuar listën me të nominuarit për golin e vitit 2018/19.

Në listën e të nominuarëve për golin më të mirë të UEFA janë edhe dyshja e Barcelonës, Lionel Messi dhe Ivan Rakitic.

Dyshja e Barcës, këto dy gola të bukura i kanë shënuar kundër dy finalistëve të Ligës së Kampionëve, Liverpool – Tottenham.

Ivan Rakitic kishte shënuar një ‘volley’ të jashtëzakonshëm në fazën e grupeve kundër Spurs, duke kuptuar qysh atëherë se goli i tij mund të përfundonte në këto nominime.

Messi në anën tjetër shënoi një nga gjuajtjet e lira më spektakolare, në gjysmëfinalen kundër Liverpool.

Të ngjashme