Cristiano Ronaldo ka theksuar se ndihet i tradhtuar nga Manchester Unitedi.
Këtë deklaratë e ka dhënë në një intervistë me Piers Morgan, ku ka theksuar se klubi po përpiqet ta detyrojë të largohet.
“Jo vetëm trajneri, por dy-tre të tjerë që janë përreth klubit”, është shprehur ylli portugez.
Kur u pyet nëse mendon që drejtuesit e lartë të klubit po përpiqen ta heqin qafe, Ronaldo është përgjigjur duke thënë se “sinqerisht, nuk duhet ta them këtë, nuk e di. Por dëgjo, nuk më intereson. Njerëzit duhet ta dëgjojnë të vërtetën. Po, ndihem i tradhtuar dhe ndjej se disa nuk më duan këtu. Jo vetëm tani por edhe vitin e kaluar”, ka thënë Ronaldo.
Ronaldo e ka kritikuar edhe trajnerin Erik ten Hag.
“Unë nuk kam respekt për të sepse ai nuk shfaq respekt për mua. Nëse ju nuk keni respekt për mua, unë asnjëherë nuk do të kem respekt për ju”, ka thënë Ronaldo.
Ai e ka pranuar se është penduar që është larguar nga Reali i Madridit.
“Largimi nga Real Madridi? Pendimi më i madh i karrierës sime. Aty kisha respekt, aty kisha dashuri”.
“Nëse do te kthehesha pas në kohë, do të luaja atje falas”.
“Nuk duhej të largohesha kurrë nga klubi më i madh në botë. Më trajtuan si mbret”, është shprehur CR7.