Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak se kohët e fundit po përflitet se do të largohet nga Real Madrid.
E gjithë kjo pasi ai është duke u akuzuar për evazion fiskal, ndërsa pretendon që ai nuk është mbështetur nga klubi për këtë çështje.
Manchester City, Manchester United dhe PSG-ja janë tri skuadrat që duan shërbimet e 32-vjeçarit, i cili së fundmi është pyetur nga gazetarët nëse do pranojë të transferohet te PSG-ja.
Më tu futur në pjesën ku ishin gazetarët ai tha: “Bën shumë ftohtë”.
Ai u pyet nga Gazetari për PSG-në dhe se a do të dëshironte të shkonte atje.
Cristiano vetëm buzëqesh, duke lënë gjithçka si mjegull, pasi nuk komentoi fare.