Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo thuhet se dëshiron dy nënshkrime të reja për Bianconerët dhe do të ulet për të diskutuar me klubin pas përfundimit të sezonit.
Raportet në Itali dhe Spanjë po sugjerojnë që sulmuesi portugez mund të largohet nga gjigandët italianë këtë verë, por kontrata e tij skadon në qershor të 2022.
Sipas mediumi La Gazzetta dello Sport, Ronaldo dëshiron të ndihmojë në përmirësimin e ekipit të Zonjës së Vjetër.
Raporti zbulon se Ronaldo dëshiron të paktën dy bashkëlojtarë të rinj që mund të mbajnë peshën e ambicieve të klubit në Itali dhe Evropë.
Një ribashkim me Karim Benzema duket se nuk ka gjasa nëse Ronaldo nuk kthehet në Madrid, por gazeta shkruan se 36-vjeçari do të donte që Juventus të nënshkruante një lojtar që është të paktën i ngjashëm me sulmuesin francez.
Ronaldo thuhet se do të dëshironte gjithashtu një shok të ri të skuadrës në mesfushë, një organizator i aftë t’i japë atij asistime të vlefshme.
La Gazzetta dello Sport gjithashtu raporton se agjenti Jorge Mendes do të takohet me Juventusin për të diskutuar të ardhmen, por takimi nuk do të zhvillohet derisa sezoni të ketë përfunduar plotësisht.