Ronaldo i ishte ofruar Barçës në vitin 2009

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 08:44 | Nga

Ish presidenti i Barcelonës ka zbuluar se ylli i Real Madridit i ishte ofruar klubit të Barcelonës për më pak se sa ishte transferuar në Manchester United.

Joan Laporta ka zbuluar që klubi katallan mund ta kishin blerë Cristiano Ronaldon për 17 milionë euro kur ai ishte 18 vjeç.

Real Madrid e bëri Ronaldon futbollistin më të shtrenjtë prapa në vitin 2009 duke paguar 94 milion euro për të. Por Laporta që ishte president i Barcelonës që nga viti 2003 deri në 2010, ka zbuluar një bisedë me agjentin e Ronaldos Jorge Mendes për të sjellë portugezin në Kataluni, shkruan rtv21.tv.

“Kur administrata jonë erdhi, ne blemë Ronaldinhon, Rafael Marquezin dhe Ricardo Quaresman. Ne ishim në procesin e rindërtimit, Cristiano ishte në Sporting dhe ishte afër transferimit tek Manchester. Agjenti i futbollistit që po merrej me marrëveshjet e Marquezit e Quaresmas më tha kam edhe një futbollist shumë të mirë për ty, Cristiano Ronaldon”, tha Laporta për AS.

Barcelonës i ishte ofruar futbollisti asokohe talent, për 2 milionë më pak se Manchesterit , që kishte paguar 19 milionë euro, por arsyeja se pse nuk e kanë blerë nuk është bërë e qartë nga Laporte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme