Deklarata e Cristiano Ronaldos pas ndeshjes finale të Champions League bëri bujë të madhe dhe përkundër se u sqarua më pas portugezi, ky moment hapi përsëri polemikat lidhur me qëndrimin e tij të mëtutjeshëm në Madrid.
Mirëpo, kapiteni i skuadrës dhe personi tjetër i përfolur i mbrëmjes finale në Champions, Sergio Ramos, ka pasur një bisedë, me ç’rast edhe e ka kritikuar, pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.
Sipas shtypit në Spanjë, përkundër kritikave që ka pasur Ramos për Ronaldon në këtë bisedë, kapiteni megjithatë i ka dal në mbrojtje portugezit.
“Nuk është e bukur ajo që ke bërë, nuk ishte momenti i duhur. Prit, mos këmbëngul. Duhet ta bësh një hap prapa dhe ne do të ndihmojmë. Jemi me ty, por duhet të na ndihmosh edhe ti”, thuhet se kanë qenë fjalët që Sergio Ramos ia ka thënë Cristiano Ronaldos.
Deklaratat e Ronaldos pas fitores ndaj Liverpool në finalen e Ligës së Kampionëve, u cilësuan si të nxituara por, po ashtu edhe vet portugezi tha se u keqkuptua.
Kurse, në anën tjetër Sergio Ramos, si krahu i djathtë i presidentit Florentino Perez, mori përsipër që të bisedoj me Ronaldos, duke treguar edhe njëherë autoritetin e tij që ka në skuadër si kapiten.