Cristiano Ronaldo është nën hetime nga këshilli i qytetit të Lisbonës rreth çështjes se a ka kryer ndërtime pa leje në banesën e tij
Dyshimet u ngritën kur partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez postoi një video në rrjetet sociale të një pjese të ndërtimit të banesës që tregon tarracën e banesës me një strukturë metalike jashtë planit origjinal.
Investigimi do të definojë nëse ndërtimet ishin të palejueshme.
Këshilli i Lisbonës ka konfirmuar se nuk ka pasur aplikim për ndryshimin e banesës pas vitit 2020.