Cristiano Ronaldo është përgjakur pas golit të shënuar me Real Madridin.
Portugezi realizoi dy gola ndaj Deportivo La Corunas, në fitoren e thellë të madrilenëve me rezultat 7:1, raporton Insajderi
32-vjeçari pas golit të dytë pësoi lëndim në fytyrë, duke e lënë atë të gjakosur, derisa shikoi lëndimin e tij përmes telefonit.
Ronaldo u lëndua në momentin e shënimit të golit me kokë në minutën e 84-të, derisa nuk arriti ta vazhdojë pjesën e mbetur të ndeshjes.