Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka prezantuar Topin e Artë, në Santiago Bernabeu.
Tifozët e Real Madrid e kanë duartrokitur shumë portugezin për çmimin e fituar javë në parë nga prestigjiozja ‘France Football’.
Përpos topit të fundit të fituar, Ronaldo ka pasur me vete edhe tre topat e tjerë të artë të fituar më parë.
Portugezi është futbollisti i dytë që ka fituar më së shumti këtë çmim pas Lionel Messit që ka fituar pesë herë Topin e Artë.
Kujtojmë që në ndeshjen ndaj Granadas, Ronaldo shënoi golin e tretë në ndeshje me kokë.