Cristiano Ronaldo është në ndjekje të dy rekordeve në Kupën e Botës për Klube. Në të dy rastet, Lionel Messi është njeriu të cilin duhet ta mposhtë.
Sulmuesi portugez dëshiron të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare. Momentalisht, Ronaldo e ndan vendin e parë me Luis Suarezin, Lionel Messin dhe Cesar Delgadon.
Të katërtit i kanë shënuar nga pesë gola në këtë garë.
Nëse Ronaldo shënon sonte kundër Al Jaziras, atëherë ai do të bëhet golashënuesi më i mirë në kësaj gare. Në rast të fitores dhe kalimin në finale, Ronaldo do të ketë edhe një mundësi tjetër.
Rekordi tjetër që do të ndjekë Ronaldo ka të bëjë me çmimin lojtari më i mirë në Kupën e Botës për Klube. Sulmuesi i Real Madridit e ka fituar këtë çmim në vitin 2016, ndërsa Messi i ka fituar dy sosh, dhe është lojtari me më së shumti të tillë.
Sergio Ramos e ka fituar atë në vitin 2014, prandaj edhe ai do të shpresojë ta kalojë Ronaldon dhe ta barazojë Messin këtë vit.