Një rrahje ka ndodhur të dielën mes dy personave në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Sipas policisë rrahja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve.
Policia më pas ka arrestuar dy femra të cilat kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar ka ikur dhe gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. Po ashtu, bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.