Rrahën një person në Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuarit

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Ata me datë 13 janar në rrugën “Nënë Tereza” e kanë sulmuar fizikisht një person.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjellë.

Njoftim nga raporti:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Ashkali pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme