Rrahet në burg i dënuari për vrasjen e nënës së tij

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje ka ndodhur sot në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.

Njëri nga të burgosurit është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet se si ka ardhur deri tek përleshja.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Në Burgun e Sigurisë së Lartë një i burgosur është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë disiplinore dhe është themeluar komision i veçantë për të hetuar se si ka ardhur deri te sulmi fizik, ndërsa për rastin në fjalë janë njoftuar organet përgjegjëse”, deklaruan nga ShKK.

Ndërkaq, Klankosova.tv mëson se viktima në këtë rast është i dënuari për vrasjen e nënës së tij.

Të ngjashme