Siç bëhej e ditur, nga tre të dyshuarit ishin konfiskuar dy thika the një shufër metali të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast.
Mirëpo, krejt ndryshe thuhet në demantin që sot e ka lëshuar Prokuroria në Gjakovë.
“Prokuroria Themelore ne Gjakovë, reagon ndaj shkrimit te publikuar ne disa portale ku thuhet “ Gjakovë, tre meshkuj e sulmojnë një femër me thika e shufra në vendin e punës” pasi qe kjo nuk qëndron, sepse në rastin konkret tre meshkuj e kanë sulmuar një person tjetër (viktimë mashkull)”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu Prokuroria pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë me date 04.11.2018 ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy te dyshuarve B.P., dhe K.P., për shkak se te njëjtit dyshohen se kanë shkuar ne vendin e punës ku punon i dëmtuari dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime te rënda te dëmtuarit K.H.