Rrahje masive në Prishtinë, arrestohen 6 persona

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 11:04 | Nga

Policia e Kosovës, ka arrestuar gjashtë persona, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje si pasojë e një zënke të mëhershme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar një person i përfshirë në rrahje, i cili është duke u trajtuar në QKUK e po ashtu lëndime kanë pësuar edhe të dyshuarit e përfshirë në rast të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme