Dy persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që pas një fjalosje ndërmjet tyre në lidhje me një pronë, fjalosja ka eskaluar deri në rrahje fizike ndërmjet tyre.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa gjatë kësaj përleshje, një familjare e tyre, femër duke u përpjekur qe t’i ndaj të dyshuarit ka pësuar lëndime.
Dy të dyshuarit dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.