Ligjërata e parë e cila hapi Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhën, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ishte ajo për formimin e fjalëve të reja me titull “Konversioni dhe tema fjalëformuese”, raporton Ekonomia Online.
Kjo ligjërat shënon fillimin e sesioneve shkencore të seminarit. Ajo u mbajt nga vet drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi i cili njëherit është edhe profesor në Fakultetin e Filologjisë.
Sipas Paçarizit, i pari që përdori fjalën konversion ishte Henry Sweet, mirëpo që sqarimi i Sweet është keqkuptuar nga interpretuesit e tij, raporton EO.
Edicioni i 36 i Seminarit të vetëm në Kosovë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare u hap dje. Në hapjen e tij nga të pranishmit u vlerësua e këtij seminari në përhapjen e albanologjisë në vendet e huaja.