Rrahman Rama do të jetë komandat i FSK-së edhe për pesë vitet e ardhme.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka dekretuar atë me mandatin e ri.
“Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë”.