Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Imet Rrahmani, ka deklaruar se sikundër edhe në çdo sektor në Kosovë, edhe në shëndetësi është e përzier politika.
Ai tha se sistemi shëndetësor në Kosovë është problematik, pikërisht për faktin se nuk janë rregulluar punësimet në institucionet shëndetësore në përputhje me nevojat.
Ministri Rrahmani tha se Kosova ka numrin më të vogël të mjekëve në Evropë për kokë banori dhe njëkohësisht ka edhe profile të ndryshme të mjekëve që presin punësim.
“Kemi një numër të madh të specialistëve të papunë dhe kemi spitale që kanë mungesë të specialistëve të profileve të caktuara”, tha Rrahmani./Rel/