Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur që e ka arrestuar të dyshuarin e gjinisë mashkullore pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Viktima me këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuar raportohet se ishte në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.