Rrëfimi i babait, suspendimi i punonjësve, çka dihet deri më tani për rastin tronditës në spitalin e Pejës

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Shtatë punonjës të Spitalit të Pejës janë suspenduar pas rastit tragjik në këtë spital, ku një foshnje që kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Suspendimin e tyre e ka bërë të ditur vetë Spitali i Pejës përmes një njoftimi.

“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur javën e kaluar.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Tutje, ai njoftoi se prokurorja e rastit e ka pritur në takim prindin e foshnjës, ku e ka informuar për të gjithë rastin.

Ishte fillimisht, babai i foshnjës kishte nuhatur një parregullsi, në momentin që po i refuzohej lirimi i trupit të vdekur të foshnjës.

Ai tha se foshnja vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

“Menjëherë një ditë pasi ka ndodhur rasti kanë shkuar tek reparti i Gjinekologjisë, mirëpo stafi ka hezituar t’ua jap foshnjën. Nuk është se kanë pasur ndonjë arsye se pse nuk po e japin foshnjën. Foshnja ka përfunduar në lavatriqe. Krejt mbetjet që i kemi marrë kanë qenë të tmerrshme. Bëhet fjalë për neglizhencë të mjekëve. Lindja e gruas ka qenë e rregullt”, ka thënë ai për Klan Kosova.

kurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur.

“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale. Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai.

Por, çka parashihet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës për dëmtimin e kufomës?

Në bazë të nenit 421, pika 2, personi që ka dëmtuar kufomën dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

“Kushdo që pa autorizim heq, dëmton, shkatërron ose fsheh kufomën, një pjesë të saj ose hirin e të vdekurit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”, citohet pika 2 e nenit 421.

Të ngjashme