Rrëfimi i Xhensila Myrtezajt, nga njohja me Besin te propozimi që i shkoi huq dhe planet për zgjerimin e familjes

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme, gjatë një interviste me Alaudin Hamitin, Xhesila ka folur për njohjen me partnerin, por jo vetëm! A ishte dashuri me shikim të parë ajo e çiftit?

Me të parë jo por, “dashuri me shikim të tretë, të katërt”, ishte përgjigja e këngëtares.

Ajo la të kuptohej se durimi i Besit dhe zgjuarsia e tij bëri që Xhensila të jetë sot bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit.

“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte diçka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im”,- u shpreh Xhensila.

Po si e bëri për vete Besi?

“Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar”,- tha këngëtarja, duke theksuar dy cilësitë më të pëlqyera të partnerit.

E pyetur se sa kohë ka zgjatur nga njohja deri te lidhja, këngëtarja tha se ca gjëra nuk thuhen se jua ka paraqitur ndryshe familjarëve.

“Pak muaj pasi u bëmë shokë, u lidhëm. Mami ishte pro që ta kisha shok Besin se e shikonte që ishte i mirë”.

Me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Xhensila me Besin i kanë vënë vetes një qëllim, të rrisin një vajzë të mirë:

“Po mundohemi ta rrisim Ajkën me shumë thjeshtësi e mos të paragjykojë, qoftë ai i bardhë qoftë ai i zi, qoftë ai i pasur apo i varfër. Mundohemi ta bëjmë që të jetë një njeri i mirë dhe s’ka sesi të mos jetë e suksesshme,”- u shpreh ajo.

Kur vjen puna tek zgjerimi i familjes, Xhensila ka dëshirë që Ajka të ketë një motër:

“Uroj që kur të vijë i dyti të jetë i qetë. Unë do të doja e dyta. Tani është shumë shpejt do presim të rritet vajza pak. Deri sa t’i shpëtojmë pyetjes mami dua motër ose vëlla, do jemi të lirë. Unë e kam dashur shumë familjen e madhe. Dëshira është e madhe që të kem më shumë sesa dy fëmijë”.

Xhensila tregoi edhe propozimin për martesë në Kankun që i bëri Besi, që i shkoi huq!

Kjo pasi një natë para propozimit, Xhensila pa një çift që po festonte celebrimin dhe Besi kishte planifikuar të bënte të njëjtën gjë një ditë më pas. Kështu që, momenti i propozimit nuk ishte fare një surprizë.

View this post on Instagram

P A N O R A M A🥂

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

View this post on Instagram

The eyes Chico , they never lie …

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme