Rregulla për kushtet e furnizimit me energji del në diskutim publik

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 13:30 | Nga

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), në vazhdimësi të procesit të harmonizimit të legjislacionit sekondar me pakon e tretë të ligjeve të sektorit të energjisë, ka vendosur në diskutim publik Draft-Rregullën për Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji.

Qëllimi i kësaj rregulle është përcaktimi i kushteve të përgjithshme të furnizimit me energji, detyrat dhe obligimet e ndërmarrjeve energjetike si edhe ato të konsumatorëve. Në këtë rregull përshkruhen parimet e përgjithshme të kyçjes (aplikimi për kyçje, oferta, marrëveshja për kyçje dhe furnizim) dhe shfrytëzimit të sistemit, leximit, matjes, faturimit dhe arkëtimit, si dhe shfrytëzimit të paautorizuar të energjisë, thuhet në.

Dispozitat e Rregullës janë të aplikueshme për ndërmarrjet e energjisë që ofrojnë shërbime të energjisë si dhe për konsumatorët fundorë që shfrytëzojnë këto shërbime.

ZRRE fton të gjitha palët që të ofrojnë komentet e tyre në lidhje me këtë Rregull deri me 14 mars 2017, në adresën elektronike [email protected]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme