Policia ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me privimin e kundërligjshëm nga liria të një personi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20 në rr. “Azem Jakupi –Lukaj”, në Pejë.
Sipas Policisë, viktima ka informuar se ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Atë e kanë ndaluar dy persona dhe e kanë futur në veturë me forcë duke e dërguar në një vend tjetër.
“Njësiti policor ka arrestuar tre te dyshuar meshkuj K/Egjiptian të cilët me urdhër te prokurorit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia.