“Rrenc”, tensionohet situata në Kuvend: Zemaj përplaset me deputetin e VV-së, ndërhynë Kujtim Shala

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt nuk i ka pëlqyer deklarimi i deputetit të LVV-së, Fitim Ukës.

Gjatë kohës sa Uka po fliste për menaxhimin e pandemisë në foltore të Kuvendit, Zemaj e ka quajtur “rrenc” deputetin Uka.

“Ti je rrenc”, është dëgjuar duke bërtitur Zemaj.

Pas kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

“Ministër kujdes fjalorin, nuk ki asnjë të drejtë me ofendu deputetin, nuk mundesh me i thanë as rrenc as gënjeshtar, të lutem ruaj qetësinë”, ka thënë Nagavci.

Te ministri pas këtyre deklaratave janë parë edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala dhe shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Të ngjashme