Mëngjesin e djeshëm fadromat shkuan tek ‘’Bregu i Lumit’’ për të shembur banesa të tjera atje. Javën e kaluar u shembën 7 banesa, nga 38 që janë parashikuar të prishen gjithsej.
Ditën e djeshme pati përplasje midis banorëve, madje një grua u dhunua nga një efektiv policie, kurse disa efektivë të tjerë kapën prej fyti ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliun.
Sot banorët e “Bregut të Lumit” janë në dëshpërim të plotë. Tashmë janë shembur 22 banesa nga 38 që janë parashikuar të prishen gjithsej.
Këta banorë kanë mbetur në mes të katër rrugëve dhe në qiell të hapur, pasi banesat ku ata jetonin dikur janë kthyer në gërmadha.
Ne jena kot o djali i nënës. Në oborr të vëllait po rri. Ndoshta vdes sa më shpejti. Shtëpia është prish me mobileje. S’kam një lugë të ha bukë një pjatë. Ç’ka kam me e thënë Veliajt? O Zot mos pastë ma ditë, se ma ka shemb shtëpinë me djalin brenda. Jam e prerë në besë.”