Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë ditën e sotme, kanë sjellë vështirësi në disa komuna të Kosovës.
Në komunën e Pejës, më saktësisht në kilometrin e shtatë që të dërgon për në Rugovë, rruga është bllokuar tërësisht si pasojë e këtyre reshjeve, të cilat kanë bërë që të rrëshqas dheu.
Në fotografi shihet se një sasi e madhe e dheut është në mes të rrugës dhe se veturat dhe banorët e asaj pjese kanë mbetur të bllokuar, shkruan Telegrafi.