Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën që shkon drejt bjeshkëve të Junikut, Komuna del me njoftim për qytetarët

Prishtinë | 09 Maj 2026 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Junikut ka njoftuar qytetarët e saj se rruga drejt bjeshkëve është e bllokuar për qarkullim si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Ekipet janë duke punuar për sanimin e kësaj pjese të rrugës ndërkohë që kërkohet nga qytetarët që të shmangin këtë aks rrugor derisa të mundësohet kalimi.

“Njoftohen qytetarët që si pasojë e vërshimeve të fundit, rruga drejt bjeshkëve është përkohësisht e bllokuar për qarkullim. Ekipet kompetente ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e aksit rrugor Junik – Gjeravicë. Kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjet në këtë segment derisa të bëhet i mundur kalimi i sigurt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme