Rrëshqitje dheu e rrugë të dëmtuara, Policia thirrje shoferëve: Tregoni kujdes

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka rritur praninë e ekipeve në teren pasi që si pasojë e reshjeve të shiut ka pasë vështirësi në qarkullim, janë dëmtuar rrugë e ka pasë edhe rrëshqitje të dheut.

Për këtë ata u kanë bërë thirrje për shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë në rrugë.

“Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara. Policia e Kosovës po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren. U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme. Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme