Rrëshqitje dheu në Sierra Leone, qindra të vdekur

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 16:50 | Nga

Një numër njerëzish dyshohen të kenë vdekur dhe të tjerë janë ngujuar si pasojë e një rrëshqitjeje pranë kryeqytetit të Sierra Leone, Freetown.

Një kodër në zonën e Regent u shemb herët të hënën pas shirave të dendura, duke lënë shumë shtëpi të mbuluara me baltë, transmeton portali arbresh.info.

Numri i viktimave ende nuk dihet, por nënkryetari i Sierra Leone Victor Bockarie Foh tha se ishte “e mundshme që qindra të jenë të vdekur”.

Foh tha për agjencinë e lajmeve Reuters se fatkeqësia ishte “kaq serioze saqë unë vetë ndihem i thyer “, duke shtuar se zona po kufizohej ndërsa njerëzit po evakuoheshin.

Agjencia e lajmeve AFP po raporton se të paktën 180 njerëz janë vrarë, duke cituar një zyrtar në Spitalin Connaught të qytetit. Deri më tani janë marrë dhjetëra kufoma.

Një zëdhënës lokal i Kryqit të Kuq i tha të njëjtës agjenci lajmesh se numri total i vdekjeve nga përmbytjet në kryeqytet ishte rritur në 312.

Qindra njerëz kanë gjasa të mbeten të pastrehë pas rrëshqitjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme