Komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore nga breshëri i datës 23 maj 2017, ka dalë me raport zyrtar për dëmet e shkaktuara. Sipas raportit te këtij komisioni dëmet janë në vlerë prej 1 milion e 160,754.80 euro.
Anëtarët e komisionit fillimisht kanë vizituar zonat e atakuar nga breshëri për të parë shkallën e dëmit të shkaktuar dhe në cilat kulturat bujqësore është shkaktuar dëmi.
Përmes programit që posedon Departamenti i Vreshtarisë dhe i Verërave ne Rahovec është përgatitur harta, nga e cila është nxjerr sipërfaqja e vreshtave të prekura nga breshëri, numri i vreshtave dhe kultivarët e rrushit. Gjithashtu përmes programit të LPS-së, të gjithë fermerët të cilët kane aplikuar për subvencionimin e kulturave bujqësore të cilat kultivohen në këtë zone të prekur nga breshëri, është nxjerr sipërfaqe dhe kultura të dëmtuara.
Në sipërfaqet me vreshta prej 334.69 ha, shkalla e dëmit të shkaktuar është nga 40 – 90%, vlera e dëmit 760.331 euro, në tabelë janë të paraqitura edhe kulturat tjera bujqësore, sipërfaqet, përqindja e dëmit të shkaktuar sipas kulturave si dhe vlera totale e dëmit të shkaktuar nga breshëri të datës 23.05.2017.