Rreth 15 mijë persona të infektuar me coronavirus në Iran

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

853 persona kanë vdekur nga Covid-19 në Iran, ku 129 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ndërsa 14.991 persona janë të infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Presidenti:

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1.053 raste të reja me persona të infektuar nga coronavirus dhe 129 viktima. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë ju bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për të mos përhapur më tutje këtë virus. Bazuar nga shifrat, ne kemi kaluar kulmin e shpërthimit, por ju sugjeroj njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, dhe në rastet urgjente të respektojnë të gjitha protokollet shëndetësore”, është shprehur Presidenti Hassan Rouhani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme